Skip to content

45 vite diferencë, çifti më i komentuar në rrjetet sociale në hall të madh: Kam frikë se do ta gjej të vdekur kur të kthehem në Angli

Një nga historitë e dashurisë më e komentuar në rrjetet sociale është padyshim ajo e 81-vjeçares britanike Iis Jones me egjiptianin 45 vite më të ri, Mohamed Ahmend.

Lidhja e tyre mori vëmendjen e mbarë botës dhe ata njihen që prej vitit 2019 nga publiku. Mirëpo për shkak të pandemisë ata janë detyruar të jetojnë të ndarë pasi djali po jeton në Egjipt, ndërsa Iris ndodhet në Britani.

Por Muhamed shprehet i frikësuar se kur të kthehet në ishull, gruaja e tij mund të ketë vdekur dhe ka mundësi të mos e takojë më kurrë. “Unë jam ndarë nga dikush që e dua marrëzisht, është shumë e vështirë. Çdo ditë qëndrimi me të është e çmuar, dua të ribashkohem me Iris”– tha Mohamed.

Edhe Iris është shprehur se i mungon i dashuri i saj dhe kur nuk e ka pranë vetëm qan për të. “Kur nuk jam me të vetëm qaj. Më mungon. Dua shumë ta kem pranë dhe të ndaj kohën time me të. Shkoj te mjeku për të marrë receta shëndetësore, ndihem aq keq që shkoj vetëm, dua të shkoj me Mohamed. Ai është gjithçka për mua”- është shprehur Iris.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb