Skip to content

Shpërthen më në fund Spanja, kalon në fazën tjetër me goleadë, Lewandowski me shokë nuk ia dalin dot ndaj Suedisë

Mësohen edhe dy skuadrat që kalojnë nga grupi E. Spanja fitoi 5-0 ndaj Sllovakisë dhe kualifikohet për në fazën tjetër, por si e dyta në grup, pasi Suedi fitoi 3-2 ndaj Polonisë.

Spanja shpërdoroi në fillim me Moratën, që humbi penallti, por më pas ishte me fat. Një gol i rrallë. Topi i goditur nga Sarabia preku traun e portës dhe u ngrit shumë lart, portieri Dubravka bën një veprim totalisht amatori, teksa në tentativë për ta dërguar në goditje këndi, e fut në portën e tij.

Në fund të pjesës së parë është Laporte ai që godet dhe shënon rrjetën e dytë për iberikët. Sërish dalje e pastudiuar e portierit Dubravka, i cili nga engjëll me pritjen e penalltisë, kthehet në djall pas dy gabimeve.

Në pjesën e dytë Sarabia con shifrat në 3-0, duke çliruar plotësisht trajnerin Enrike. Spanja e kthen në shfaqje pastaj, pasi edhe Torres dhe autogoli i Kuckas mbyllin sfidën në 5-0.

Në ndeshjen tjetër, Suedia gjeti golin shumë shpejt, që në minutën e dytë. Skandinavët shënuan me Emil Forsberg që përfitoi edhe nga një ngatërresë e mbrojtjes.

Polonia nuk luajti keq, por të pabesueshme dy traversat e Robert Lewandowskit në të njëjtin aksion në harkun e një sekonde. Me fillimin e fraksionit të dytë suedezët gjejnë golin e dytë. I njëjti autor, Forsberg. Por pak minuta më vonë është Leëandoëski që ngushton në 2-1.

Polakët janë të pafat, pasi u anulohet edhe një gol nga VAR për pozicion jashtë loje. Gjithsesi, në 84’ Leëandoëski barazon shifrat. Polonia hidhet e gjitha në sulm, por e pëson në fund dhe eliminohet. Suedia fiton 3-2 dhe shkon më tej si e para në grup.

/faxweb