Skip to content

Guroret në Dimal punojnë natën. Zjarr në furrat e gëlqeres, e gjithë lagjia “Guri i Bardhë” nën pushtetin e tymit

Guroret në bashkinë Dimal vijojnë punën natën,duke ndotur gjithë lagjen “Guri i Bardhë”.

Furrave gëlqerore u vihet zjarri natën dhe tymi i zi që shkarkohet nga djegia e gomave dhe zifti kanë pushtuar prej 1 ore lagjen Guri i Bardhë në bashkinë Dimal.

Edhe pse banorët janë ankuar disa herë për ndotjen që këto firma shkaktojnë gjatë përpunimit të gurit gëlqeror,askush nuk ka marrë masa për mbylljen apo detyrimin e firmave për vendosjen e impjanteve të filtrimit.

Duke qënë se ankesat e banorëve kanë qënë të vazhdueshme,firmat kanë gjetur si mënyrën më të mirë të punojnë natën,duke i vënë flakën mbetjeve dhe duke e pushtuar lagjen nga tymi që duket se do të vazhdojë gjithë natën.

/faxweb