Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë-Levan në afëris të fshatit Panaja. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxneës, një automjet ka përfunduar plotësisht i shkatërruar jashtë rruge.
Në vendngjarje shihen grupi hetimor dhe policia të cilët shkojnë te makina, dhe fillojnë punën për nxjerrjen e trupave që ndodhen në të.
Bëhet me dije se në automjet ndodheshin edhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve është nxjerrë nga banorët e zonës dhe është dërguar për në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën.
Vijon puna për nxjerrjen e personave të tjerë që ndodhen në automjet, ndërkohë që dyshohet se në aksident ka persona që kanë humbur jetën
…
/faxweb
