Gjykata e Elbasanit ka shpallur në kërkim Mihal alias Mirgen Toshi. Mësohet se jo më larg se sa sot gjykata ka vendosur masën e sigursë “Arrest në burg” ndaj tij. Mirgen Toshi është i dyshuari kryesor për krimin e ndodhur më 30 dhjetor të 2011-s në Elbasan, ku mbeti i vrarë me disa plumba, biznesmeni Ilir Rexhepi.
Por në këtë fazë ku ndodhen hetimet, ai s’mund të arrestohet pasi ndodhet në një burg të Selanikut në Greqi.
Burimet bëjnë me dije se Mirgen Toshi, ndodhet në Selanik të Greqisë, ku po vuan dënimin me 16 vite burg për trafik droge.
Kujtojmë se Mihal Toshi, është vëllai i Damiano Toshit, i cili është dënuar nga gjykata e Elbasanit me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy basketbollistëve të “Skëndërbeut” në Korçë, Sokol Jahollarin dhe Rafael Rizan, si dhe për plagosjen e Julian Beckës.
Toshi është zbuluar nga një analizë ADN-je gjaku, njolla të cilat u gjendën në vendin e krimit, ku u ekzekutua Ilir Rexhepi në Elbasan.
…
/faxweb
