Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar këtë të premte shefin e seksionit të krimit të organizuar në SPAK, prokurorin Altin Dumani, të cilit thotë se i ka shprehur vlerësimin për rezultatet e arritura nga ky institucion.
Sipas Kim, SPAK do të vijojë të japë gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.
“Unë u takova sot me Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, për t’i shprehur vlerësimin për ndjekjet e shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë (https: // spak.al). SPAK do të japë gjithnjë dhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Kim në postimin e saj.
Dumani është prokurori që ka firmosur së fundi urdhër arrestin për kolegun e tij në Sarandë Sali Hasa, dhe për 5 persona të tjerë, të dyshuar kryesisht për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
…
/faxweb
