Skip to content

Duke shijuar rrezet e diellit në oborr/ Del foto e parë nga burgu e pilotit grek që vrau gruan e tij, zë menjëherë shok të rinj në qelinë e tij

Del fotoja e parë e vrasësit të 20-vjeçares Caroline Crouch brenda burgut të Koridhalosit, Babis Anagnostopulos. Siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme, 32-vjeçari ka zgjedhur që të dalë në oborr bashkë me shokët e tjerë të qelisë.

I veshur me pantallona të shkurtra blu dhe një bluzë gri, me duar në mes ai flet me një të burgosur tjetër që rri përballë tij, i ulur në një stol.

Mësohet se orët e fundit ai ka filluar të flasë më shumë me ish-të burgosurit e tjerë, më konkretisht me atë që akuzohet për trafik droge.

/faxweb