Skip to content

Aksidentet rrugore në vend/ A duhet të rishikohen lejet e drejtimit? Eksperti: ka shumë qytetarë që nuk njohin semaforin, patentat duhet të…

Arben Luzi, ekspert i Sigurisë Rrugore ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax Neës, për të folur lidhur me aksidentet e shpeshta të ndodhura në vendin tonë gjatë kohëve të fundit.

Eksperti ngulmoi që duhet të bëhet edukimi i fëmijëve që në shkolla dhe ta kenë refleks kujdesin në rrugë.

Ndër të tjera, ai u pyet edhe për rishikimin e lejeve të drejtimit, për debatin nëse drejtuesit e mjeteve duhet të kalojnë nëpër filtra të tjera edhe nëse kanë leje drejtimi.

Ka shumë njerëz që as nuk e njohin semaforin. Këto emisione sjellin një mesazh tek teleshikuesit që po na ndjekin.

Qytetarët e pajsiur me leje drejtimi duhet të kalojnë në filtra të tjera?

Ne kemi adoptuar ligjet e Europës, por sigurisht që nevojë për përmirësime ka. Një drejtues mjeti i cili ndryshon nga një klas tek klasi tjetër, duhet të bëjnë kurs tjetër, normalisht.

Por duhet të bëhet edhe edukimi i fëmijëve, që makina edhe vret, pasi shumë ehrë ndodh që mfëmija goditet sepse luajnë me biçikletë në zona ku kalojnë shumë makina.

/faxweb