Skip to content

Biden me krerët afganë: Ne po largohemi…!

Presidenti i SHBA Joe Biden priti udhëheqësit afganë Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah në Shtëpinë e Bardhë për të përsëritur angazhimin e tyre amerikan ndaj vendit, nga i cili forcat amerikane po tërhiqen.

“Partneriteti midis Afganistanit dhe Shteteve të Bashkuara nuk mbaron,” tha Biden.

“Do të jetë e qëndrueshme. Trupat tanë po largohen, por mbështetja jonë për Afganistanin nuk po mbaron,” shtoi ai.

Rreth 4,000 trupa amerikane që janë në Afganistan do të zhvendosen në dy javët e ardhshme.

Biden vlerësoi Ghani dhe Abdullah për “punën e palodhur” dhe përpjekjet e tyre për “bashkimin midis udhëheqësve afganë”.

Biden thirri Ghanin dhe Abdullahun në Zyrën Ovale si “miqtë e tij të vjetër” dhe tha se mbështetja e SHBA për Afganistanin do të vazhdonte.

 “Afganët do të duhet të vendosin për të ardhmen e tyre, për atë që duan,” tha Biden, duke theksuar se “dhuna duhet të ndalet”.

Duke folur me gazetarët, Ghani më vonë tha se vendimi i SHBA për t’u tërhequr ishte sovran dhe se tani i takonte Kabulit për të “menaxhuar pasojat”.

Ai theksoi se Biden kishte artikuluar qartë se ndihma e sigurisë e SHBA për Afganistanin do të përshpejtohet në fusha të tjera.