Skip to content

EMRI/ Identifikohet personi i gjetur i pa jetë mes shkurreve në Fier, policia zbulon shkaqet e vdekjes (Pamje nga vendngjarja)

Është identifikuar personi i gjetur pa shenja jete në afërsi të tokave bujqësore pranë burgut të Fierit. Ai është shtetasi Neritan Goga, 45-vjeç, i cili u gjet nga familjarët i pa jetë, shtrirë mes shkureve në tokën e tij.

Në njoftimin e policisë sipas kqyrjes paraprake të vendngjarjes dyshohet se 45-vjeçari është vetëhelmuar.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:40, në fshatin Sheqishte është gjetur nga familjarët pa shenja jete në tokat e tij, shtetasi N. G., 45 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vetëhelmuar dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 45-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të vdekjes.

/faxweb