Skip to content

Pamje nga Porti/ Drejtonte kamionin ku u gjetën 17 kg heroinë, kush është shoferi vlonjat i arrestuar (Emri)

Është identifikuar shoferi i kamionit ku u gjetën 17 kilogramë heroinë me destinacion Malin e Zi. Ai është shtetasi Sulo Paja 55-vjeç nga qyteti i Vlorës.

Kamioni u ndalua në pikën kufitare të ‘Hani të Hotit’ teksa po kalonte drejt Malit të Zi, ku dhe u konstatua një modifikim në trupin e tij.

Pas lindjes së dyshimeve nga autoritete policore kufitare dhe informacioneve të mbledhura në rrugë operative, u vendos që kamioni t’i ushtrohej një kontrolli të imtësishëm nga skanerat e Portit të Durrësit, vend ku u gjet dhe lënda narkotike.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

 

/faxweb