Skip to content

Masakra në Velipojë, reagon Basha: Shteti është gjunjëzuar para krimit të bërë njësh me pushtetin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Velipojë, ku pas një përpjasje me armë mbetën të vdekur katër persona.

Basha thotë se shteti është gjunjëzuar para krimit.

‘Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik.

Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë.’- shkruan Basha