Deputeti i parlamentit të ardhshëm Petrit Vasili thotë se Shqipëria nuk ka kryeministër.
Ai ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pas mesnatë në Velipojë, ku bën përgjegjës shefin e qeverisë Edi Rama.
Sipas nënkryetarit të LSI-së është propagandë e cila kurdiset të punojë ndërsa realiteti ka zero rëndësi.
“Shqiperia pa kryeminister, por vetem me megafon te neveritshem propagande! Edi Rama nuk eshte më kryeminister por thjesht nje megafon propagande.
Mashtrimi propagandistik eshte e vetmja gje qe Edi Rama bën.
Turpi i postimit te sotem te Edi Rames per Velipojen, kur atje ndodhi nje tragjedi e tmerrshme njerezore, tregon qarte qe propaganda kurdiset te punoje ndersa realiteti ka zero rendesi!
Propagande,propagande,propagande kjo eshte moto e vetme e Edi Rames!
Shiheni postimin e Edi Rames,flet vete….!”, shkruan Vasili.
