Skip to content

Aksidenti tek zona ’21 Dhjetori’/ “Makina të shkërmoqura dhe njerëz të tronditur”, situata e shkaktuar pas hyrjes së një makine me semafor të kuq që përplasi një 23 vjeçare

Një tjetër aksident i rëndë ndodhi pak çaste më parë në Tiranë në zonën e ’21 dhjetorit’ ku shtetasi G.M i cili po transportonte me makinën e tij një person të sëmurë ka hyrë me shpejtësi duke mos respektuar semaforin që ka qenë me dritën e kuqe ndezur.

Si pasopjë e këtij veprimi, është shkaktuar një aksident i rëndë ku janë përplasur edhe dy mjete të tjera dhe një 23 vjeçare me inicialet A.M është dërguar me urgjencë në spital, ku fatmirësisht raportohet të jertë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Plotë

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete. Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/faxweb