Skip to content

Masakra ku mbeti i vrarë 20 vjeçari jetim në Velipojë/ Reagon Capital T: Jam gati të mbuloj shpenzimet për ceremoninë mortore

Reperi i njohur Capital T ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Velipojë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Kujtojmë se pas përplasjes me armë mes pronarëve të hotel “Fantazia” dhe të hotel “Gocaj” mbetën të vrarë 4 persona ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Në mesin e viktimave ishte dhe 20 vjeçari jetim, Myzerim Zeneli, i cili sapo kishte filluar punën në hotelin Gocaj. Dita e parë e punës ishte fatale dhe rezultoi të ishte dhe dita e fundit e jetës. Reperi është ofruar të paguajë shpenzimet e familjes për funeralin e të ndjerit pasi nëna e tij nuk do të mund të përballonte koston e shpenzimeve.

“Unë jam gati t’i kryej të gjitha ritualet nëse ka nevojë, vetëm t’më kontaktojë dikush nga familjarët”-shkruan Capital T në një koment.

/faxweb