

Flutua kineze ose siç njihet nga banorët e zonës, flutura e bushit. Kjo lloj flutre është kthyer në shqetësim serioz për banorët e Librazhdit e fshatrave përreth prej disa javësh. Kjo pasi flutura e këtij lloji, është shtuar ndjeshëm.
“Nuk dalim dot nga shtëpia…në çdo vend gjejmë këto flutura”, thotë një prej banorëve të Librazhdit, në një prononcim për median, ndërsa të tjerë qytetarë kërkojnë ndërhyrje për dezinfektimin.
Biologia Ballkize Nelko sqaron se pse flutura është përhapur kaq shumë në këto zona.
“Shpjegohet me ndryshimet klimatike që kanë ndodhur por dhe prej ndotjes së mjedisit. Habitatet ndryshojnë pozicion pasi nuk po përshtaten me ndryshimet klimatike. Ato shumohen dhe pushtojnë qytetin jo vetëm që shqetësojnë njeriun por pengojnë dhe zhvillimin e bimësisë. Të vjen keq që bushi po shkon drejt zhdukjes Duhen masa të menjëhershme, që të krijohen ekuilibra se natyra hakmerret dhe dënon gjallesa e tjera.”-thotë biologia.
Sipas abc, e cila u interesua pranë autoriteteve të Bashkisë Librazhd, është ngritur një grup pune dhe i ëstë bërë një kërkesë Ministrisë së Bujqësisë për ndërhyrje nga ajri.
