Skip to content

Vrasjet dhe aksidentet e ditëve të fundit, Bledi Çuçi: Nuk mund të kem përgjegjësi morale për diçka që është e zakonshme

Bledi Çuçi: E para unë nuk e thash se përgjegjësia është vetëm e gjyqësorit. Për veprime banale si ajo që ndodhi në Velipojë, përgjegjësia është më e gjerë.

Në rastin konkret unë nxora nga protokolli im një çështje sensibël që ka dal në pah këto kohë dhe është ajo e armëmbajtjes paleje. Nuk mund ta bëj dot e vetëm  Policia e Shtetit çarmatosjen e armatosjes deri në dhëmbë të shqiptarëve që nga 97. Nëse do pyesësh shqiptarët se një person me precedent penal kapet me armë pa leje dhe me fishekë në fole, të gjithë do ju thonë që të dënohet me 7 vjet. Nuk po flas për gjyq publik, por si mund të çosh në shtëpi dikë që është gati për të vrarë dikë. Unë nuk e thash dhe nuk e them që policia nuk ka përgjegjësi për atë që ndodh në Shqipëri, por përgjegjësia është e shumëfishtë.

Në lidhje me përgjegjësinë morale, si njeri do të doja që të mos kishte asnjë aksident dhe asnjë vrasje. Kjo është utopi dhe nuk ka ndodhur as gjatë diktaturës më të egër komuniste. Kjo nuk ka ndodhur as kur kishim më pak mjete, aksidente me pasojë vdekjen ka patur dhe atëherë.

Unë nuk mund të kem përgjegjësi morale për diçka që është e zakonshme. Do ndiesha mirë që unë trendin e aksidenteve ta kisha në ulje deri në fund të mandatit tim, por jo gjithmonë varen nga ministri të gjitha gjërat.

/faxweb