Skip to content

Kur tornado merr ‘me vete’ banesat në Çeki! Momente të frikshme të regjistruara në video

Një video e bërë nga një prej banorëve të fshatit Lužice në Çeki, tregon momentet kur tornado shkatërruese u afrohet banesave dhe merr me vete çfarë t’i dalë përpara.

Pamjet e mëposhtme, të publikuara në media e rrjetet sociale, tregojnë për forcën shkatërruese të tornados që goditi  Çekinë jugore, një fenomen i rrallë ky në Europë.

“Tornado lëvizte me shpejtësi prej 220 kilometra në orë. Thjesht ka pastruar të gjitha shtëpitë që i dilnin përpara, veturat por edhe ka shkulur drunjtë”, thuhet në kumtesën e shërbimit meteorologjik Dagmar.

5 persona humbën jetën si pasojë e tornados, ndërsa dëmet ishin të konsiderueshme. Si pasojë e tornados, rreth 75 mijë banesa mbetën pa energji elektrike.