Skip to content

“Audi” përplas 9-vjeçarin me biçikletë

Një 9-vjeçar u përplas nga një makinë këtë të hënë.

 

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Shote-Galica-Drini i Bardhë.

 

I mituri u përplas nga një mjet tip “Audi”, teksa lëvizte me biçikletë.

 

Ai mori plagë të lehta dhe u dërgua në spitalin e Kukësit për mjekim.

 

Kurse shoferi që shkaktoi aksidentin u shoqërua nga policia, për t’u marrë në pyetje.