

Mes lotësh e dhimbjes për largimin e tij të parakohshëm, është përcjellë këtë të hënë në banesën e fundit, Musaen Zeneli.
I riu ndërroi jetë orët e para të ditës së djeshme në Velipojë, teksa pjesëtarë të dy familjeve Ferracaku e Gjocaj shkëmbyen të shtëna mes tyre për shkak të një konflikti që kishte buruar për vendosjen e shezlonëve në plazh.

Si pasojë e të shtënave humbën jetën 4 persona, mes tyre dhe Musaeni.
I riu e kishte ditën e parë të punës në njërin prej hoteleve, pa e ditur se do të ishte e fundit ditë dhe jeta e tij do të prehej. Musaeni ishte jetim. I ati kishte vdekur. Ai punonte për të sjellë para për familjen e tij. Një ngjarje tragjike, në të cilën i riu që ndërroi jetë, nuk kishte asnjë faj.
