Në vijim të shtimit të masave dhe kontrolleve në akset rrugore në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit Policia Rrugore ka ndëshkuar drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 111 km/orë në qendrat e banuara dhe deri në 180 km/orë në aksin rrugor Levan –Vlorë.
Në këtë autostradë, 30-vjeçari me iniciale E.C. nga Fieri drejtonte mjetin tip “Audi” me shpejtësi 180 km/orë në autostradën Levan –Vlorë. Ai u ndëshkua nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore.
Kujtojmë se pak ditë më parë një automjet Audi A8 u përfshi në një aksident të rëndë në këtë aks, duke goditur nga pas me shpejtësi rreth 200 km/h një makinë Toyota duke shkaktuar vdekjen e 4 anëtarëve të familjes që udhëtonte brenda atij mjeti.
https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/360180932138353/?t=0
