Skip to content

VIDEO/ Mjeti përplas motoristin te ‘Rruga e Durrësit’ në Tiranë, i plagosuri niset me urgjencë drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Durrësit në Tiranë, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se i plagosuri ka qenë duke udhëtuar me motor, në momentin kur është goditur nga një makinë, dhe për pasojë ka marrë lëndime.

Ai është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit, ndërsa paraprakisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin, ndërsa siç shihet dhe nga pamjet, ngjarja ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve të pranishëm në zonë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb