Skip to content

“Ja ky miku i shqiptarëve”, Grenell uron serbët për festën e Vidovdanit, gazetari shpëthen në rrjetet sociale: Jeni më dru se ky

Ish-i dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, përmes një postimi në Twitter i ka lartësuar “heronjtë” e betejës së Vidovdanit, të cilët sipas tij kanë nisur luftën kundër osmanëve në Kosovë.

Grenell nuk e ka aspak problem që të mbajë një qëndrim publik sa i takon një çështje të tillë historike, dhe të pozicionohet si palë, dhe pse ai supozohet të ishte asnjëanës në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sot nderojmë heronjtë Vidovdan. Në këtë ditë në 1389, filloi beteja kundër Osmanëve në Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për Shën Princin Llazar dhe dëshmorët e shenjtë serbë”, ka shkruar ai.

Kjo ditë përkujtohet vazhdimisht nga serbët në Kosovë, ndërkohë që një koment për statusin e Grenell e ka bërë dhe gazetari Flamur Vezaj, i cili shkruan:

Ja ky “miku” i shqiptareve! E kuptoni o ju qe jeni me dru se ky.

Ja lexojeni ju qe na flisni me superlativa per kete qe i mbeti enderra ne sirtare apo edhe kete nuk e kuptoni! Na shpifet sidomos kur dilni edhe na jepni mend per politiken amerikane e per individe te tille! Ne vecanti ata qe jane ende ne kerkim te personalitetit dhe gjithe jeten jane servilosur.

/faxweb