Skip to content

Pamje spektakolare të dallgëve bioluminishente

Kishte pritur rreth 5 vite për të kapur momentet kur deti do të ndriçonte. Kur ndodhi që dallgët të shkëlqenin nga drita, mbeti me gojën hapur.

Një eksperiencë e bukur për fotografin Gareth Mon Jones, por edhe për të tjerët që mund të shohin këtë spektakël falë fotove e videove që regjistroi fotografi.

Ndiqni këtë video të BBC

Pse dallgët dhe uji po shkëlqejnë? Sepse në to ndodhen disa gjallesa fare të vogla (në këtë rast një lloj planktoni) organizmat e të cilit rrezatojnë dritë. Si këto lloje të planktonit, ka një së gjallesash të tjera në det dhe tokë që kanë aftësi të rrezatojnë dritë nga trupat e tyre.