Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se në vendin tonë kanë mbërritur 24,040 doza të vaksinave anticovid, Pfizer dhe Astra Zeneca.
Një pjesë e vaksinave i janë dhunuar Shqipërisë nga Kroacia, ndërsa nesër nisin dy ditët e hapura për vaksinimin e të gjithë shqiptarëve mbi 18 vjeç.
Ditët e fundit është vënë re një ulje e interesimit të qytetarëve për t’u vaksinuar, dhe në shumë raste tendat janë parë pothuajse bosh, edhe për shkak të temperaturave të larta.
Postimi i Manastirliut:
24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri.
Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën sot 14,040 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Europian, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, mbështetje e Qeverisë së Kroacisë për vendin tonë.
1,103,690 doza vaksine anticovid kanë mbërritur deri tani në, teksa nesër nisin dy ditët e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb
