Ndërkohë që vëmendja e gjithë opinionit botëor të futbollit është e fokusuar në nisjen e botërorit rus nesër, sot FIFA ka marrë vendim për botërorin e vitit 2026. Kështu është përzgjedhur vendi organizator që në fakt do të jenë tre të tilla, SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Pas provës në vitin 2002 në Azi kur u zhvillua një botëror i shtrirë në dy shtete Korea e Jugut dhe Japoni këtë herë praktikisht ëshët vendosur një rekord i ri me tre shtete dhe ky mund të quhet botërori amerikano verior pasi përfshin të tre shtetet që përbëjnë kontinentin e Amerikës së Veriut.
Kandidatura amerikane e quajtur, si UnitedBid ka fituar përballë kandidaturës së Marokut. Kështu për SHBA-në dhe Meksikën kjo do të jetë hera e dytë të mikpresin një botëror. Në Meksikë për herë të parë botërori është zhvilluar në vitin 1986 ndërsa në SHBA në vitin 1994. Kandidatura amerikane ka fituar 134 vota në mbledhjen e sotme të FIFA-s ndërsa Maroku 65 të tilla.
Në botërorin e vitit 2026 do të marrin pjesë 48 skuadra dhe në harkun e 34 ditëve do të luhen 80 ndeshje. Nga FIFA priten një lum parashë jo vetëm për marketingun që mund të marrë aty botërori por edhe fitimet që erdhën në botërorin amerikan të ’94 kur u vendos rekordi i shkkueshmërisë me 3.6 milionë tifozë. U luajtën 52 ndeshje dhe u fituan 1.1 milionë dollar.
Por edhe më interesant është fakti se studimi që publikoj FIFA për shitjen e biletave për botërorin që nesër pikërisht SHBA që nuk është as pjesëmarrës në Kupën e Botën ka numrin më të madh të biletave të blear./Berati.TV
