Foto ilustruese
Një banesë në fshatin Piskupat të Pogradecit është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se zjarri është ende aktiv, ndërsa si pasojë e flakëve të mëdha që kanë përfshirë banesën prej gati 1 ore, është dëmtuar edhe një banesë ngjitur.
Mjetet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë sipas burimeve të ‘Fax Neës’, njëra nga banesat aty ku ka nisur edhe zjarri ka pësuar dëme të mëdha.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka njerëz të lënduar, ndërkohë që në momentin e zjarrit, i cili mendohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia, nuk ndodheshin njerëz brënda.
…
/faxweb
