Kreu i qeverisë Edi Rama paralajmëroi të gjithë biznesmenët në plazhe, që të mos zaptojnë pa leje hapësirat publike, pasi në çdo rast do t’iu sekuestrohen çadrat dhe shezllonët.
Sipas Ramës, skema e krijuar nga qeveria për menaxhimin e sipërfaqeve të plazheve ka sjellë më shumë të ardhura për sektorin publik, dhe më shumë hapësira të shfrytëzueshme për qytetarët që nuk duan të paguajnë te privati.
Rama:
Ajo çka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do të zbatohet me hir apo pahir, dua tiu bëj thirrje të gjithë sibjekteve, që nuk kanë leje, të largohen nga sipërfaqet që nuk u takojnë me ligj dhe me rregull. Policia do të jetë në të gjithë bregdetin dhe do të konfiskojë të gjitha çadrat që nuk janë në pëputhje me letrat, hapësirat publike janë të popullit.
Skema e re e administrimit të plazheve ka krijuar më shumë të ardhura për sektorin publik, në këtë rast bashkitë, dhe më shumë hapësira për qytetarët që nuk duan të jetë pjesë e hapësirave ku plazhi administrohet nga privati.
Besoj se përveç disa rasteve që janë publike, dhe disa të tjera që janë problematike, pjesa tjetër është pozivitve. Subjektet që nuk kanë leje duhet të largohen vetë, dhe të mos humbasin bazën materiale, e cila do tiui merret dhe nuk do t’iu kthehet më mbrapsht.
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb
