Skip to content

Provat shtesë të ONM për Komisionerin Publik, reagon Elizabeta Imeraj: Mbështes dhe pres një proces të drejtë ligjor

Teksa Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka dorëzuar prova të reja shtesë Komisionerit Publik për të ankimuar konfirmimin në detyrë të Elizabeta Imerajt, kjo e fundit ka reaguar duke thënë se pret një proces të drejtë ligjor.

Imeraj shprehet se do paraqesë një kërkesë për t’u njohur me këto pretendime.

“Aktet shtese te ONM – se, nuk me jane vene ne dispozicion per thuajse tre vjet hetime. Do paraqes kerkese per tu njohur me keto akte, dhe me pretendimet. Mbeshtes nje proces te drejte ligjor dhe pres nje proces te drejte ligjor”, shprehet Imeraj. ()