Skip to content

Çavuşoğlu në takimin e G20-tës: Vaksina duhet të jetë bazë për bashkëpunim, e jo konkurrencë

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar deklaroi se G20-ta duhet të luajë një rol kryesor në luftimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe se vaksina kundër këtij virusi duhet të jetë bazë për bashkëpunimin, jo konkurrencë.

Çavuşoğlu mori pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të vendeve të G20-tës në qytetin historik Matera të Italisë.

Në llogarinë e tij në twitter, kreu i diplomacisë turke theksoi veçanërisht rëndësinë e, siç tha ai, “zhvillimit të shëndetshëm global”.

“Mbështesim përpjekjet për një zhvillim global të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe të shëndetshëm. G20-ta duhet të luajë një rol kryesor në luftën kundër pandemisë. Vaksina duhet të jetë bazë për bashkëpunim, jo ​​konkurrencë. Ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj situatës në Afrikë”, porositi Çavuşoğlu.

Takimi i ministrave të Punëve të Jashtme përfundoi, ndërsa pas atij filloi takim i përbashkët i ministrave të Punëve të Jashtme dhe ministrave të Zhvillimit.

Temat kryesore të takimit të ministrave të jashtëm të G20-tës në qytetin Matera në Itali janë njerëzit, planeti dhe prosperiteti.

G20-ta është një forum joformal që bashkon ministrat e 20 ekonomive – 19 (nga 25) të ekonomive më të zhvilluara kombëtare dhe Bashkimi Evropian (BE) si një njësi e veçantë.

Takimi i parë i G20-tës u mbajt në Berlin më 15 dhe 16 dhjetor të vitit 1999.