Skip to content

Bledi Çuçi tha se 2021-shi ishte viti më i mirë për numrin e aksidenteve, gazetari e nxjerr zbuluar dhe i zbulon gënjeshtrën

Në ‘A-Show’, gazetari i kronikës së zezë Spartak Koka, duke komentuar situatën e krimit dhe të aksidenteve në vend, u ndal edhe te retorika e kryeministrit Rama dhe Ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi, i cili sipas tij gënjeu kur tha se situata e aksidenteve në 6 muajt e parë të vitit 2021 është më e mirë se në 5 vitet e fundit.

“Kryeministrri foli dhe ajo që është më e rëndësishme se statistikat ëshët percerptimi.

Perceptimi publik është që situata është e përkeqësuar. Pra ai foli për një situatë më të mirë se vite më parë, por tha që nuk e anashkalojmë çështjen e perceptimit.

Policia po përceptohet jo mirë tani dhe ne për këtë arsye dhe pse e kishim në plan edhe më përpara do bëjmë këto ndryshime.

Ne e dëgjuam ministrin e Brendshëm që doli dhe foli me tabela dhe me statistika dhe tha që aksidentet janë më të mira në këto 6 muaj se në 5 vitet e fundit. Por në 6 muaj e parë të këtij viti janë 102 aksidente. Në 6 muajt e parë të vitit 2020 janë 74 aksidente me vdekje. Në vitin 2019 janë 102 aksidente. Në vitin 2018 janë 98 të tilla. Por ministri përmendi vetëm vitin 2016. Krahasuar me 2016, 6 mujori i parë 2021 qështë më i mirë.

Por nuk është më i mirë se në 5 vitet e funfit siç deklraroi dhe gënjeu ministri i Brendshëm. Pse e bëri këtë. Për të krijuar një perceptim në opinionin publik me stastistika zyrtare se situata është e mirë, paçka se kemi humbur 8 vitima në total, katër nga aksident dhe katër në një ngjaje ku sipas kryeministrit dhe ministrit këto ngjarje nuk mund të ndalohen. Sandër Lleshaj, tha se situata e aksidenteve rrugore ishte e mirë se kishtë punuar policia rrugore dhe jo se ishte pandemia që bllokoi vendin për tre muaj.

Dje kishim një retorikë tjetër. Për shkak se u bllokua nga pandemia situata e aksidenteve rrugore e viteve 2020 ishte shumë më e mirë dhe policia rruhore nuk ka faj në aksidentet rrugore. O do bësojmë njërën ose tjetrën.

Deri para se të ndodhin këto dy ngjarje, propaganda thoshte rezultate fantastike të policisë, dje pasi ndodhi ngjarja, kishim nevojën për ristrukturim të policisë. Ose kemi rezultatet fantastike ose qëndron ristrukturimi i nevojshëm për shkak të dobësive”, tha gazetari.

/faxweb