Skip to content

Maskat kërcënojnë shoferin dhe grabisin furgonin me banane në Thumanë

Grabitet një furgon mallrash në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Thumanës.

Mësohet se autorë të grabitjes kanë qenë tre persona të maskuar, të cilët nën kërcënimin e mjeteve të forta kanë zbritur drejtuesin e mjetit dhe i kanë marrë furgonin me banane.

Pas njoftimit policia ushtroi kontrolle dhe u vu në drejtim të mjetit, duke e gjetur të braktisur në një fshat të Kurbinit.