Jashtë ambienteve të teatrit të Vlorës po realizohet një mbledhje e Këshillit Bashkiak, që ishte kërkuar prej kohësh, pavarësisht se nuk po merr pjesë kryetari i Bashkisë Dritan Leli i cili ndodhet në një vizitë në Itali.
Këshilltarët bashkiakë me mungesa të shumta mes tyre, po mbajnë mbledhjen që kishin planifikuar. Ndërkohë që mbledhja po zhvillohet, qytetarët e Vlorës, drejtuesit e automjeteve që kalojnë përbri rrugës ku po mbahet mbledhja, për të shprehur revoltën e tyre i kanë rënë borive të makinave të tyre dhe kanë qëndruar në të njëjtin vend pa lëvizur duke shkaktuar trafik.
…
/faxweb
