Skip to content

Miratohen 4 pikat e para të rendit të ditës, flet këshilltari i Bashkisë së Vlorës për mbledhjen sot: Nuk donim të paguanim kosto të panevojshme, kërkuam transparencë

Në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Vlorë të organizuar ditën e sotme online nga Kryetari i Bashkisë u miratuan 4 pikat e para të rendit të ditës të cilat përfshijnë miratimin e projekt vendimeve për dhënien e ndihmës ekonomike dhe lista të grupeve të caktuara që përfitojnë nga të ardhurat e bashkisë.

4 Pikat e para në dokumentin zyrtar të Këshillit të Bashkisë Vlorë:

1.Dhënia e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e bashkisë për muajin maj 2021
2. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fond i kushtëzuar për muajin maj 2021
3.Miratimi i i listës për fëmijët e familjeve me probleme të thella social-ekonomike që do të frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet me drekë për një periudhë 6 mujore me të ardhurat e bashkisë.
4.Miratimi i listës së fëmijëve dhe individëve që përfitojnë banesë me kosto të ulët nëpërmjet subvencionit të interesave të krtedive nga buxheti i Bashkisë Vlorë.

Miratimi i këtyre katër projekt vendimeve erdhi pasi këshilltarët patën përplasje me kryetarin i cili ndodhej jashtë vendit për formën si do organizohej takimi.
Ditën e sotme Këshilltarët e Bashkisë së Vlorës shkuan parnë teatrit “Petro Marko”, në pritje të mbledhjes me kryebashkiakun Dritan Leli, i cili i ka lajmëruar që nuk do të jetë i pranishëm dhe pritet që të ulen në rrugë, ku po vendosen karriget, sa kohë që dera e institucionit qëndron e mbyllur.

Për mbledhjen e zhvilluar në rrethana jo normale foli edhe këshilltari i Bashkisë së Vlorës Ervis Mocka i cili u shpreh për mediat se nuk donin të dilnin jashtë por nuk mund të merrnin përsipër një kosto të panevojshme që sipas tij do i adresohej Këshillit Bashkiak duke qenë se salla ishte mbyllur për të zbatuar rregullat e pandemisë.
“Sic e ndoqët sapo u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak në një situatë jo normale , dikush ka menduar të nëpërkëmbi këshilltarët duke vazhduar lojën dhe duke mos hapur sallën e cila disa ditë më prë ishte e hapur ndoshta kjo edhe për të dhënë një kosto të panevojshme Këshillit Bashkiak. Ky këshill është mjaft i përgjegjshëm mos ta lejojë këtë dhe nuk mund të mos zhvillohej ky takim sepse ishin pika të rëndësishme për tu diskutuar.

Është miratuar ndihma ekonomike dhe dhenia e ndihmës për fëmijët në cerdhe dhe kopësht të familjeve me ndihmë ekonomike. Ka pasur edhe disa pika të tjra të cilat nuk janë miratuar nga Komisioni. Nevojitet transparencë, duhej edhe kryetari të ishte i pranishëm. Një nga pikat që duhet rishikuar është ndryshimi në buxhet për financimin e disa pjesëve apo linjave për ujësjellësin në një zonë ku ka problematika ku është kryer një investim prej 1 milion euro dhe pse po kërkohet buxhet shtesë. A është ideuar mirë si projekt, a ka kaluar në këshilla teknikë, aështë vënë në dijeni ujësjellësi dhe nëse ka pasur probleme kush janë përsonat përgjegjës”– u shpreh Mocka.

I pyetur nga gazetarët se pse mbledhja nuk u bë në datën 29 të këtij muaji Mocka përgjigj duke thënë se ligji e ka të qartë kush i thërrët mbledhjet dhe ato i bën kryetari i cili në javën e fundit ka dërguar emailin dhe ka tagerin ligjor ta caktojë datën e mbledhjes.

“Sot nuk e bëmë jashtë mbledhjen sepse ishin rrethanat e tilla dhe nuk donim të mbanim nje kosto të pamerituar. Këshilli u përgjigjet qytetarëve të Vlorës dhe jo tekave personale të dikujt.
Nuk është hetim është transparencë, Këshilli vetëm miraton nuk është ekzekutiv”- përfundoi Mocka.

/faxweb