Me anë të një njoftimi zyrtar, Gjykata Kushtetuese, ka bërë të ditur se ka pranuar pjesërisht kërkesën e partisë Bindja Demokratike dhe Lëvizjes Demokratike Shqiptare. Pra sipas vendimit të publikuar, Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e dy partive lidhur me financimin e partive politike dhe gjithashtu ka shfuqizuar pikën 3 të nenin 163 të Kodit Zgjedhor pasi bië në kundërshti me Kushtetutën. Përkatësisht kjo pikë e nenit, ka të bëjë me shfuqizimin e nenit që ndan mandatet e deputetëve sipas herësit.
Vendimi i Plotë i Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancën plenare publike të datës 09.06.2021 çështjen me kërkuese partinë “Bindja Demokratike” dhe partinë “Lëvizja Demokratike Shqiptare”, me objekt shfuqizimin e nenit 163 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me nenin 21 të ligjit nr. 118/2020, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese
VENDOSI:
– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor si të papajtueshëm me Kushtetutën.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
…
/faxweb
