Skip to content

I shoqëruar me automjetin e zyrtarëve të lartë policor, mbërrin në Drejtorinë e Tiranës prokurori Edmond Karriqi, në pranga dhe sekretari i prokurorisë (Emri)

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Anit-Korrupsion kanë arrestuar rreth orës 15:00 të ditës së sotme prokurorinë e Kukësit, Edmond Karriqi, si dhe shoferin e tij identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije. Paraprakisht dyshohet se prokurori akuzohet për korrupsion, pasi ka rënë në rrjetën e përgjimeve të SPAK, nga një dosje që Prokuroria e Posaçme ishte duke hetuar për drogë.

Burime bëjnë me dije që prokurori është arrestuar në shëtitoren e Lushnjës sëbashku me shoferin e tij, ndërkohë që hetuesit kanë bastisur dhe shtëpinë e tij për të ushtruar kontroll.

Në pranga kanë përfunduar dhe shtetasi Isuf Gega me detyrë sekretar në këtë prokurorinë e Kukësit së bashku me një person tjetër.

Prokurori Edmond Karriqi është sjellë me automjetin e drejtuesve të policisë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Pritet deklarata e SPAK për të hedhur më shumë dritë mbi personat e ndaluar si dhe dosjen për të cilën ata akuzohen për korrupsion.

Kujtojmë se Karriqi ka qenë edhe prokuror i çështjes së këngëtares Fjolla Morina, e cila u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës.

Sot Morina është në arrati edhe pse është dënuar në mungesë më gjashtë vite burg nga Gjykata e kukësit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë dhe një kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova.

Me rrëzimin e akuzës për trafikun e armëve Kosovë- Shqipëri prokurori Karriqi ka pasur dhe një përplasje me drejtuesen e prokurorisë së kukësit Rita Gjati, e cila pohoi asokohe se akuza për trafikun e armëve qëndronte dhe për këtë rast bëri një relacion në gjykatë ndaj prokurorit.

/faxweb