Skip to content

Nesër hyjnë në fuqi masat e reja, zgjatet orari i lëvizjes

Nga dita e nesërme, ora policore shtyhet me 60 minuta. Ky vendim i Komitetit Teknik të Ekspertëve i datës 27 maj do të lejojë lëvizjen e qytetarëve deri në orën 24 të mbrëmjes, si dhe funksionimin e bareve dhe restoranteve.

 

Gjithashtu, referuar këtij vendimi, lejohen teatrot dhe pjesëmarrja në aktivitete sportive, por në 30% të kapaciteteve të tyre.

 

Ky vendim hyn në fuqi në një kohë kur kemi raste sporadike të të infektuarve dhe vetëm një pacient të shtruar në spitalin Infektiv.