Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Nisin shkarkimet e para në Policinë e Shtetit, largohet zyrtari i lartë

Ka nisur furtuna në policinë e Shtetit, ndërsa i pari që është larguar nga detyra është shefi i sigurisë publike Gjovalin Loka.

Loka e mbante postin e drejtorit të Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, që prej 15 shkurtit të vitit 2018.

Burime për gazetarin e Fax News, Fatjon Gjinaj, bëjnë me dije se ai pritet të emërohet në një funksion tjetër në strukturat e policisë së shtetit.

Kjo lëvizje vjen pak ditë pas paralajmërimit të ministrit të Brendshëm për ndryshime dhe riformatime rrënjësore në Policinë e Shtetit.

Loka ka qenë shef i Komisariatit nr. 1 në Tiranë, duke vijuar më pas në disa nga drejtoritë më të rëndësishme të vendit, si në Lezhë, Shkodër dhe Vlorë.

Loka u emërua në detyrën e shefit të sigurisë publike nga ish-ministri Sandër Lleshaj.

Pas vrasjes së katërfishtë në Shkodër dhe aksidentit të rëndë në Vlorë-Fier, drejtues të policisë kanë kërkuar reformimin e strukturave, por nuk dihet ende deri në çfarë niveli do të arrihet.