Skip to content

Nuk morën leje në E-Albania, policia heq rreth 500 shezlonge në Dhërmi

Policia ka hequr 480 shezlonge në plazhin e Spillesë, të vendosura në hapësirë publike.

Burime bëjnë me dije për ABC se subjektet që kishin bërë vendosjen e shezlongeve në plazh, nuk kishin aplikuar për leje në E-Albania.

Aksioni për pastrimin e vijës bregdetare po vijon prej ditësh në disa qytete të vendit.