Një operacion antidrogë është ndërmarrë në Shqipëri dhe në Itali, ku janë lëshuar 38 urdhër arreste dhe janë sekuestruar disa miliona euro pasuri.
Aksioni është ndërmarrë nga antimafia italiane në bashkëpunim me SPAK dhe Policinë e Shtetit shqiptar, ndërkohë që detajet e aksionit do të bëhen të ditura në një konferencë që do të mbahet në orën 10;30.
Mësohet se përveç Italisë dhe Shqipërisë, aksioni po shtrihet dhe në Spanjë dhe në Malin e Zi, ndërkohë që urdhërarrestet janë prerë dhe për korrupsion apo shpërdorim detyre, çka tregon se do të ketë dhe zyrtarë të përfshirë.
Gjatë hetimeve të kryera në Shqipëri të operacionit SHEFI dhe KULMI, të kryera nga DIA e Bari-t në vitin 2018 e në vitin 2020, janë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, përveç fenomeneve të korrupsionit, shperdorimit te detyres dhe të pastrimit të parave, edhe i gjithë “zinxhiri i prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe me pas trafikimi ne drejtim te brigjeve pugliese në bordin e gomonëve oqeanike të fuqishme.
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb
