Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur këtë te premte. Ne Durrës, pas një konflikti ne familje, Çlirim Shaholli 42 vjeç, ka vrare bashkëshorten Adriana Shaholli, 40 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 15, ne Spitallë. Nga informacionet paraprake te policisë se Durrësit, mësohet se rreth orës 20.00 te se premtes në urgjencën e spitalit rajonal Durrës, Adriana Shaholli ka mbërritur ne gjendje te rende, pasi ishte lënduar në kokë. Por, pavarësish ndihmës se pare ajo ka ndërruar jetë.
Nga hetimet e kryera, bashkëshorti e ka goditur me sende të forta. Ndërkohë qe autori është arrestuar.
