Skip to content

Fieraku kapet me dhjetëra smartphone dhe aksesorë kontrabandë, ja çfarë i gjeti policia gjatë kontrollit

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e një 53-vjeçari, i cili akuzohet për kontrabandë mallrash. Në njoftimin e bluve thuhet se arrestimi i shtetasit me iniciale N.G u bë në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, pas informacioneve se po transportonte mallra kontrabandë. “Arrestimi 53-vjeçarit u bë në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, pasi u kap duke transportuar me mjetin e tij tip “Citroen”, disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 98 celularë të markave të ndryshme, një sasi e madhe aksesorësh për celularë si edhe dhe mallra të tjerë të ndryshëm të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/faxweb