Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka depozituar pranë Prokurorisë së Vlorës një kërkesë-padi ndaj administratorit të ashensorëve të pallatit ku ai banon në këtë qytet.
Bëhet fjalë për një debat që ish-ministri Malaj ka pasur me administratorin e pallatit, ku ai disponon një apartament, pallat që ndodhet në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’.
Në kallëzimin e siguruar nga ‘Fax News’, Malaj ka sqaruar të gjithë situatën, ku shpjegon se si nisën debatet mes tij dhe administratorit të pallatit, ku ky i fundit i ka kërkuar një shumë lekësh dy herë për t’u pajisur me cipa për ashensorin.
Sipas Malajt, administratori i ka kërkuar para për shërbime që nuk ofrohen dhe se nuk jepte dokumente për pagesën që duhet të bënte.
PADIA E DEPOZITUAR NGA ISH-MINISTRI ARBEN MALAJ NE PROKURORINE E VLORES
…
/faxweb
