Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë masën e sigurisë arest me burg, për tre të rinjtë që u kapën disa ditë më parë me kokainë brenda makinës në Tiranë, përfshirë dhe Elefterios Sullaj, i cili ka qenë punonjës policie.
Të njëjtën masë ka dhënë edhe për 2 miqtë e tij të arrestuar Mikel Zhegu dhe Eris Tafaj, pasi u kapën me kokainë në makinë, ndërsa njëri prej tyre duhej të ishte nën masën e arrestit të shtëpisë.
Efektivi i arrestuar është djali i ish-zv. drejtorit të policisë Pandeli Sullaj.
Dy të arrestuarit e tjerë janë miq të Sullajt, në bashkëpunim me njëri-tjetrin ishin përfshirë në shpërndarjen e drogave të forta. Sullaj bënte mburojën e tyre duke i ndihmuar të shmangnin kontrollet e kolegëve të tij. Nga hetimet e kryera ai shpesh bënte edhe rolin e shoferit teksa shpërndanin kokainë në zonën e ish-Bllokut dhe zonën e Komunës së Parisit.
Nuk dihet ende sasia e kokainës që iu gjet të rinjve në makinën në të cilën udhëtonin.
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb
