Skip to content

A do të ndikojë vendimi për hapjen 100% të listave te 25 prilli? Flet Ilirjan Celibashi

Vetëm pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese rrëzoi një nen të Kodit Zgjedhor ku ishte përcaktuar formula se si një deputet fiton mandatin.

Bëhet fjalë për pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor,  që flet për herësin, cka lexohet nga juristët si një hapje e mëtejshme e listave për kandidatët për deputetët në zgjedhjet e ardhshme.

Por a do të ketë ndikim te zgjedhjet e 25 prillit ky vendim? Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi thotë se duhet të pritet derisa vendimi të hyjë në fuqi për të folur për të.

“Sot nuk e them dot këtë, do të duhet të shikojmë arsyetimin e vendimit dhe ajo që vlen më shumë të të presim kur ky vendim të hyjë në fuqi”, është shprehur kreu i KQZ Ilirjan Celibashi.

Por pse rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit ende nuk është përfundimtar?

“Do të duhet që formalisht Komisioni Rregullator të shpalli rezultatin në mënyrë përfundimtare, zyrtar. Në kuptim të shpërndarjes së mandateve kush janë kandidatët fitues dhe numrit të votave që ka marrë çdo subjekt zgjedhor nuk ndryshon asgjë kjo është përfundimtare, duke marrë në konsideratë takimet e fundit që janë bërë shpresoj që fundi i javës tjetër do të ketë vendim përfundimtar”, tha më tej Celibashi.

Ndërkohë në muajin shtator, në zbatim të Kodit Zgjedhor, KQZ do të rinumërojë 10 % të kutive të votimit për çdo qark, për të parë nëse ka pasur abuzime në numërim, të cilat do të çonin në ndjekje penale numëruesit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb