Skip to content

Nis Kupa e Botës. Spektakël, Rusi dhe gola

Rusia e nis botërorin me një fitore të thellë përballë Arabisë Saudite në ndeshjen hapëse të luajtur në kryeqytetin rus. Por përpara ndeshjes ashtu, si e do zakoni u zhvillua ceremonia hapëse, e cila ishte një spektakël më vete. Përpara sfidës stadiumi “Luzhniki’’ në Moskë u kthye në arenën e këtij spektakli ku në skenën e improvizuar u angazhuan 800 vetë.

Por qendra e këtj spektakli u bë kengëtari britanik Robi Uilliams, i cili dhuroj emocione me performancën e tij. Ne ndeshjen hapëse gjendeshin shumë yje të futbollit por edhe njerëz të rëndësishëm të poltikës. Fjalimet gjatë ceremonisë janë drejtuar nga presidenti rus, Putin dhe ai i FIFA-s, Infantino. Ndërsa trofeun e Kupës së Botës në stadium e solli ish portieri dhe kapiteni i Spanjës, Iker Kasijas.

Pas mbylljes së ceremonisë ka nisur të luhet edhe topi por Rusia menjëherë ka treguar forcën dhe u ka dhënë një sinjal rivalëve të saj të grupit: Uruguajt dhe Egjiptit, të cilët luajnë nesër. Rusët kanë shënuar pesë herë ndaj sauditëve që në asnjë moment nuk ia ka dalë të kërcënojnë supermacinë turke. Golat për skuadrën organizatore të turneu janë shënuar nga Gazinski, Çerishev dy herë, Xjuba dhe Golovin./Berati.TV

Rusia 5-0 Arabia Saudite

Shënues: Gazinski 12’, Çerishev  43’, 90’+2’, Xjuba 71’, Golovin 90’+5’

Rusia: Akinfev – Fernandes, Kutepov, Ignasheviç, Zhirkov – Gazinski, Zobnin – Samedov(Kuzjaev 64’), Xagoev(Çerishev 24’), Golovin – Smolov(Xjuba 70’). Tr. Çerçesov

Arabia Saudite: Al Muajuf – Al Burajk, Om. Havsavi, Os. Havsavi, Al Shahrani – Al Davsari, Otaif(Al Muvallad 64’), Al Faraj, Al Jasim, Al Shehri(Bahbir 72’) – Al Salhavi(Asiri 85’). Tr. J. Pizi