Katër automjete janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, si pasojë e të cilit 4 persona janë plagosur.
Ende nuk dihet gjendja e të lënduarve apo rrethanat sesi ka ndodhur ky aksident i katërfishtë. Për shkak te aksidentit është bllokuar edhe rruga për që lidh Lezhën me Shkodrën.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Mabë, ndërsa të plagosurit mësohet se janë dërguar drejt spitalit të Lezhës.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:25, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë, ka ndodhur një përplasje automjetesh ,ku për pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Shkodër dhe Lezhë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
