Avokati Altin Goxhaj ka qenë i ftuar këtë të diel në Fax News ku ka folur për shpopullimin e vendit tonë.
Goxhaj e sheh George Soros dhe financimin e projekteve të tij në Shqipëri si arsyen kryesore për shqiptarët nuk shohin persepektivë në vednin tonë.
“Centralizimin ata e quajne decentralizim. Sepse George Soros zgjedh fjalët e bukura për të arritur qëllimet. Siç thotë reforma në drejtësi, që në fakt është kapja totale e drejtësisë. Kurrë Shqipëria nuk ka pasur drejtësi më të varur se aktualisht. Gjithë situata që u prodhua nëpërmjet programeve që financohen nga Soros përcaktonte një plan të qartë që shqiptarët të mos shohin perspektivë në Shqipëri”, tha avokati.
Duke folur për qeverinë, Altin Goxhaj thotë se ka vetëm një qëllim, që t’i nxijë jetën shqiptarëve, por shqiptarët tashmë e dijnë këtë gjë.
“Ata e dijnë që duhet t’i nxijnë jetën shqiptarëve, ndërsa shqiptarët e dijnë se janë ca çakenj të qeverisë që duan t’ja nxijnë jetën atyre. Kshu zgjohet nga gjumi shqiptari. Pikërish në momemtin që shqiptari zgjohet nga gjumi në këtë formë, e di që ky vend po bëhet armiqësor çdo ditë e çdo natë. Ne e pamë se çfarë ndodhi me maturantët. Vlerësimi që ju bë në teste ka qenë krejtësisht i qëllimtë për t’jua nxirë jeten maturantëve. Nuk ka asnjë logjikë që të ketë kuptim ajo që i kanë bërë ata maskarenj fëmijëve të vegjël”, u shpreh avokati.
Duke folur për masat anti-Covid, Goxhaj nuk la pa sulmuar Komitetin Teknik, për të cilin tha se i kërkon lokaleve të ndalojnë muzikën a thua se muzika ka lidhje me vigjilencën ndaj virusit.
Ai gjithashtu përmendi dhe eksperimentin e minjve të cilët futen në një kafaz dhe i lëshohet rrymë elektrike, e më pas sulmojnë njëri tjetrin. Sipas avokatit, ky eksperiment i është bërë dhe shqiptarëve.
“Kemi një Komitet që i thotë bizneseve që mos mbani muzikën ndezur, se po e mbajtët ndezur, bie vigjilenca jonë për virusin. A thua se e dëgjojnë me vesh virusin dhe muzika ju prish zhurmën e fuksave të tyre që po përgjojnë mos kalojë virusi. Jemi në situatë krejtësisht të çmendur absurde. Është ai eksperimenti i minjve. Që ti po të mbledhësh minj dhe t’i fusësh të gjithë në kafaz, dhe të fusësh shkarkesë elektrike, ata do të jenë në tension dhe do të fillojnë të sulmojnë njëri tjetrin. Ky është eksperiment që është bërë në botë me minjtë, këtë po ja bëjnë shqiptarëve çdo ditë. Si minjtë po i trajtojnë në kafaz se nuk kanë ku shkojnë”, përfundoi ai.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
