Skip to content

Vuan nga sëmundja që i shkakton vuajtje të vazhdueshme, Papa Francesku shtrohet në spital për t’u operuar

Papa Françesku është shtruar këtë të diel në një spital të Romës, ku pritet t’i nënshtrohet një operacioni në zorrën e trashë.

Lajmi është konfirmuar nga Vatikani. Zëdhënësi Matteo Bruni, tha se Papa, vuante nga “sentoza diverikulare simptomatike” e zorrë së trashë, një gjendje që shkakton dhimbje të vazhdueshme dhe fryrje të barkut.

Ndër të tjera Bruni tha se operacioni do të realizohet në orët e mbrëmjes në spitalin Gremelli në Romë.

Mediat italiane shkruajnë se kjo është hera e parë që Papa Françesku, 84 vjeç, shtrohet në spital, që nga zgjedhja e tij në krye të Vatikanit në vitin 2013.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb