Skip to content

U rrah brutalisht me shkop bejzbolli, kush është juristi në gjendje të rëndë në Sarandë. Dëshmia: Kemi probleme me pronat  

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku 39-vjeçarii Mario Mejdi i është zënë pritë në rrugën e ‘Portit’ dhe është rrahur me shkop bejzbolli nga disa persona.

39-vjeçarit i është zënë rruga nga tre makina teksa lëvizte me automjetin tip ‘Benz’, është nxjerrë nga makina dhe është rrahur brutalisht nga disa persona ende të paidentifikuar.

Mejdi është transportuar në spital në gjendje të rëndë, ndërkohë që policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bëhet me dije se 39-vjeçari është jurist në Tiranë, ndërkohë që akoma nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Gjatë dëshmisë së tij para oficerëve të policisë, nga shtrati i spitalit avokati tha se shkak i sulmit është bërë një konflikt pronësie mes familjes se tij dhe disa personave të tjerë. Aktualisht policia po vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 13:05, në lagjen Nr.4, në afërsi të Portit, Sarandë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të fortë, shtetasi M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.Në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

/faxweb